TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kryeministri britani, Boris Johnson mund të shkojë në burg nëse kundërshton të të vonojë Brexitin.”-është shprehur ish-prokurori, Lord MacDonald.
Kjo vjen pasi vetë Kryeministri Johnson ka deklaruar se nuk është dakord me zgjatjen e procesit, pavarësisht se Parlamenti miratoi një ligj që e detyron të bëjë një gjë të tillë.
Zyrtari britanik Lord MacDonald, ka thënë se nëse Boris Johnson nuk do të jetë korrekt në shtyrjen e Brexit, do të nxisë Gjykatën që të japë urdhërin për arrestimin e kryeministrit.
“Një refuzim përballë kësaj do të ishte përçmim ndaj Gjykatës dhe kjo mund ta çonte atë person në burg”,-u shpreh ai.
Sëbashku me ish-Prokurorin e lartë, me këtë çështje është dakord edhe Dominic Grieve, i cili tha se nëse Boris Johnson pranon të zbatojë ligjin ai do të “dërgohet në burg për përbuzje”.
Pra shumë përfaqësues të lartë në qeverinë britanike, janë pro urdhërit për burgosjen e Boris Johnosn nëse ky i fundit vonon shtyrjen e Brexit.
Nga ana tjetër Ministrja e Punës dhe Pensioneve ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Johnson pasi janë përhapur fjalët se Johnson do të shkojë në burg nëse nuk zbaton ligjin e Parlamentit për shtyrjen e Brexitit./The Guardian/