AKTUALITET, 8 Shtator 2019, 18:47

Skandali me himnin kombëtar, ambasadori shqiptar në Francë: Na kërkuan ndjesë

Skandali me himnin kombëtar, ambasadori shqiptar në Francë: Na

Një ditë pas skandalit me himin kombëtar shqiptar në stadiumin e Francës, ka ardhur një reagim nga ambasadori shqiptar në Francë, Dritn Tola. Në një intervistë në “Radio France”, Tola ka shpjeguar rrethanat dhe reagimet ndaj incidentit të mbrëmshëm.

Sipas ambasadorit ajo që ndodhi para ndeshjes në Stade de France, është një gabim protokollar që mund të ndodhë dhe nuk prek marrëdhëniet dypalëshe.

“Përgezoj ekipet për ndeshjen, francezët dhe shqiptaret për futbollin që luajtën. Incidenti me himnin është për të ardhur keq, por reagimi i autoriteteve franceze dhe qindra telefonatat e marra nga ambasada nga njerëz të thjeshtë, franceze dhe shqiptare, janë një mbështetje që e bëjnë këtë incident një ngjarje relative dhe që nuk lë gjurme”, tha ai.

Ambadadori u shpreh më tej se autoritetet franceze kanë kërkuar ndjesë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë shqiptare.

Ditën e djeshme Shqipëria zhvilloi një ndjeshje në transfertë me Francës, mirëpo organizimi çaloi. Fillimisht u luajt himni i Andorras dhe më pas komentatori i ndeshjes i kërkoi falje Armenisë, në vend të Shqipërisë.