AKTUALITET, 8 Shtator 2019, 15:43

Aksident fatal, makina përplas për vdekje këmbësorin. Detajet e para

Aksident fatal, makina përplas për vdekje këmbësorin.



Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur këtë mesditë në Durrës.

Sipas informacioneve të para mësohet se një shtetas rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar,  ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një mjet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të këtij qyteti, ndërsa policia po heton mbi shkaqet.