AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 14:20

FOTO/ Zjarr i madh në Gjirin e Lalëzit, digjet një shtëpi dhe pesë makina


Një zjarr i madh ka rënë në Gjirin e Lalëzit në Durrës, duke shkaktuar djegien e një shtëpie dhe të pesë makinave.

Zjarri ka shkaktuar panik tek pushuesit. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Zjarrfikësit dhe Policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, për të mos lejuar përhapjen e tyre.

Kujtojmë se zjarri ka rënë në kohën kur temperaturat e larta në Durrës dhe gjithë vendin janë në kulmin e tyre.