AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 13:59

Aksident i rëndë, motori përplaset nga makina, humb jetën një person

Aksident i rëndë, motori përplaset nga makina, humb jetën


Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të diel në Lezhë.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”, ku një mjet është përplasur me motorin, me drejtues personin me inicialet F.T. aksidenti rezultoi fatal për drejtuesin e motorit, ndërsa Drejtuesi i mjetit E.Ll., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Njoftimi i plotë i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”, mjeti me drejtues shtetasin E.Ll.,banues në Lezhë është përplasur me motoçikletën me drejtues F.T., banues në Shenkollë, i cili për pasojë ka humbur jetën

Drejtuesi i mjetit E.Ll., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.