TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ku zhvillohet seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta.
Në mbërritje, Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat për gazetarët, duke u shprehur shkurt: “Dielli shkëlqen”.
Seanca e mëparshme, e parashikuar për më 22 tetor u shty fillimisht për shkak të bojkotit të avokatëve. Gjykata caktoi një seancë të re më 29 tetor, e cila gjithashtu nuk u zhvillua, duke bërë që procesi të shtyhej për sot, më 5 nëntor.
Dosja penale ndaj çiftit përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, kontratat e lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.
SPAK ka ngritur ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Prokuroria dyshon për përfitime të paligjshme dhe marrëdhënie korruptive të lidhura me disa marrëveshje dhe ndërhyrje në funksionet publike.
