AKTUALITET, 4 September 2026, 13:14

Arrestimi i 14 protestuesve, prokuroria kërkon lirimin e tyre, gjykata tërhiqet për të marrë vendim

Gjykata është tërhequr për të marrë vendimin për 14 të arrestuarit gjatë protestës para dy ditësh përballë kryeministrisë .

Mesohet se, prokuroria nuk ka kërkuar masë arresti me burg për asnjërin pre tyre, dhe ka kërkuar lirimin.

Po ashtu prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje dhe ndalim për qëndrim për vende të caktuara për disa nga protestuesit.

Për 14 të arrestuarit, organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimin e qëndrimit për një kohë të gjatë para Komisariateve nr. 1, 2 dhe 3 në Tiranë.

Mbrojtja e të arrestuarve ka kërkuar që arresti të deklarohet i paligjshëm dhe mos të jepet asnjë masë sigurie