TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armand Duka është prej vitit 2002 në krye të institucionit drejtues të lojës më të dashur të futbollit, pra për një periudhë 16-vjeçare. Portali TPZ.AL sjell në specialen e tij të katër betejat e Dukës me kundërshtarët e tij, në katër zgjedhjet e mëparshme për president në vitet 2002, 2006, 2010 dhe 2014.
Asambletë Zgjedhore për President të FSHF-së
2002 – Kandidatët: Armand Duka, Mehdi Bushati
Armand Duka u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së në Asamblenë e vitit 2002, kur konkurroi përballë Mehdi Bushatit. Fitoi me balotazh në raundin e dytë zgjedhor.
2006 – Kandidatët: Armand Duka, Salvador Kaçaj, Edmond Haxhiaj
Triumfi në zgjedhje përballë Salvador Kaçajt dhe Edmond Haxhiajt i siguroi 4 vite të tjera në drejtimin e futbollit shqiptar. Duka mori 51 vota; Edmond Haxhiaj 16 dhe Salvador Kacaj, 1 votë.
2010 – Kandidatët: Armand Duka, Refik Halili, Rudi Vata
Duka u rizgjodh nga Asambleja e FSHF-së për herë të tretë duke triumfuar në raundin e parë përballë Refik Halilit dhe Rudi Vatës. Armand Duka mori 49 vota nga 65 të mundshmet, Refik Halili mori 15 vota dhe Rudi Vata, 1 votë.
2014 – Kandidati: Armand Duka (i vetëm)
Duka ishte kandidat i vetëm në këto zgjedhje, duke siguruar një triumf të plotë. 64-0 rezultati.
2018 – Kandidatët: Armand Duka, Bashkim Fino
Në zgjedhjet e 7 shkurtit, Armand Duka ka përballë kandidatin tjetër për president, deputetin socialist Bashkim Fino.
/TPZ.AL/