TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në një mbledhje të zhvilluar ditën e djeshme mori vendim që zgjedhjet për kreun e ri të FSHF të zhvillohen pas një muaji.
Sipas vendimit, zgjedhjet do të bëhen në datë 7 shkurt dhe ato do të mbahen në Durrës. Shihet se Duka ka caktuar një datë shumë të afërt për mbledhjen dhe kjo të lë të nënkuptosh se diçka po luhet prej tij.
Ky veprim duket si dinak, pasi u lë shumë pak kohë rivalëve të tij për tu përgatitur për fushatën zgjedhore.
Por, shpejtësia jo gjithmonë është avantazh, ajo mund të jetë edh enë favor të kundërshtarit.
Kjo shpejtësi duket sikur tregon frikën e Dukës, se mos zbret nga froni ka ka qëndruar i ulur prej 16 vitesh.
Nuk është e qartë ende nëse ky afat I shkurtër prej një muaji që u është lënë kundërshtarave, bie ndesh me rregullat e UEFA-s.
Deri tani në garën, për kreun e ri të FSHF-së nuk ka snjë kandidat zyrtar, pasi edhe vet Duka nuk e ka shprehur zyrtarisht, kandidimin e tij. Por edhe kjo është një lojë de facto, pasi Duka do të jetë në garë për të qenë edhe katër vite të tjera në krye të FSHF-së.
Një tjetër emër i fortë që pritet të kandidojë, mund të jetë edhe ai i Bashkim Finos, i cili ndonëse është përfolur, nuk ka shpallur asgjë zyrtarisht. /Tema
