TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Bomba” e ditës vjen nga Spanja pasi raportohet se Mauro Icardi është duke kryer testet mjekësore me klubin e Real Madridit.
Sipas portalit iberik “Diario Gol”, kapiteni zikaltër” pas pushimeve në Maldive nuk do të kthehet në Milano por do të udhëtojë drejt Madridit.
Raportohet se Florentino Perez ka arritur marrëveshjen me bashkëshorten dhe njëkohësisht agjenten e lojtarit argjentinas, Wanda Nara.
Reali thuhet se do të derdhë në arkat e Interit plot 110 milionë Euro po aq sa është klauzola e lirimit të lojtarit.
Ende nuk ka asnjë reagim për lajmin që po bën xhiron e botës në mediat më të mëdha ndërkombëtare.
