SPORT, 11 Janar 2018, 19:33

Fino shpall sot kandidaturën për kreun e FSHF-së, ja nga cili televizion

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, pritet të shpallë mbrëmjen e sotme, kandidaturën e tij për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mësohet se Fino ka zgjedhur Radio Televizionin Shqiptar, për të lajmëruar kandidimin e tij. Fino do të shfaqet në emisionin "Rubrika Sportive", në orën 20:35.

Përballë Finos, do të jetë kryetari aktual i FSHF-së, Armando Duka, i cili e konfirmoi rikandidimin e tij, paraditen e sotme.

/TPZ.AL/