TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka votuar për zgjedhjet e brendshme në PD, tek zyrat e PS-së së degës nr 8.
“Betejë që e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kudër infiltrimit të krimit në politike dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë që nesër do ti ofrojmë Shqipërisë dhe shqiptarëve për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit”, tha kreu i PD-së.
Fjala e Bashës
“Siç e shikoni shiu nuk i ka ndalua qindra demokratë të degës numër 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam pasur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në gjithë Shqipërinë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 854 kryetarë grup seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga kuvendet e degëve, nga anëtarësia e degëve e kuvendeve të degëve edhe kryetarët e degës së Partisë Demokratike. Kjo do ti hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret. Betejë që e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politike dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë që nesër do ti ofrojmë Shqipërisë dhe shqiptarëve për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit. Ju uroj suksese kandidatëve dhe dua të shpreh edhe njëherë vlerësimin për pjesëmarrjen maksimale në këtë proces votimi anembanë vendit. Faleminderit medias”.