TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë që drejton në Tiranë ka kërkuar që qytetarët t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës së Re. Kryemadhi tha se banorët që protestojnë prej 24 ditësh nuk janë heronj për faktin që i kanë dalë kundër Ramës, por se pavarësisht intimidimit kanë qëndruar bashkë.
Drejtuesja e LSI-së shtoi se shtëpitë e tyre janë ndërtuar me mund dhe se nuk jemi më në Komunizëm, ku qytetarët që zotëronin një biznes diskriminoheshin.
“Janë rraspakapitur për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Nuk jemi në komunizëm kush kishte biznes quhej kulak. I bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen banorëve të Unazës së Re. Nuk janë heronj se dolën kundër Edi Ramës, por sepse kanë qëndruar bashkë, pas çdo dhune, presioni dhe intimidimi”, u shpreh ajo.