AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 17:47

“Nuk na përçani dot”, banorët e Unazës së Re akuzojnë Veliajn dhe Ramën

“Nuk na përçani dot”, banorët e Unazës së

Sot protesta ka hyrë në ditën e 24-t, e thuajse ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe nuk është ndërprerë për asnjë moment.

Përgjatë gjithë ditës ka qenë e bllokuar vetëm një kah i rrugës, ndërsa në orën 5 janë bllokuar të dyja.

Shiu nuk i ka ndalur banorët të dalin me karrige nga shtëpia të ulen në mes të rrugës.

Heqja e shtyllave të ndriçimit është hapi i parë për ndërtimin e projektit.

Banorët vazhdojnë me të njëjtat thirrje “Nuk na përçani dot”, “Jug, veri jemi një” e “do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak”.