AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 18:34

‘Kapsollat në protestë të rrezikshme’, Vasili-Markut: Heto Ministrinë e Brendshme

‘Kapsollat në protestë të rrezikshme’, Vasili-Markut:

Pas një analize balistike të kryer nga Ministria e Brendshme rezultoi se mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës që u zhvillua para Kuvendit ku rezultatet ishin shokuese, vjen një reagim nga radhët e LSI-së.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili pyet se pse kryeprokurorja Arta Marku nuk hap një hetim për Ministrinë e Brendshme. Po ashtu ai pyet se kush i lejoi që të futen këto materiale të rrezikshme në vendin tonë.

REAGIMI I VASILIT

Pse Arta Marku nuk hap hetimin per Ministrine e Brendeshme???

Sot Ministria e Brendshme po qahet per kapsollat.

Po kush i lejoi te futen kur paskan qene te rrezikshme?

Pse s’foli asnje fjale deri tani Ministria e Brendeshme?

Pse nuk paditen ata qe kane miratuar futjen e tyre?

Cilet jane emrat e fajtoreve?

Eksperimentet qe po bejne sot keta te Ministrise se Brendeshme pse nuk i bene dje?

Pse prokuroria hesht perpara kesaj afere?

Apo meqe prokuroria e qeveria jane njesh me njera tjetren s’ka as hetim,as pergjegjes dhe as fajtore.

Pa u vene gishtin fajtoreve, boll doli Ministria e Brendeshme se u be gazi i botes dhe u katandis ne nje sekt hakmarresish qe dhunon qytetaret qe i paguajne per t’i mbrojtur.