TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama thotë se deklaratat e bëra gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, i bëri për të tërhequr vëmendjen.
Në një intervistë për ‘Tv Klan’, shefi i qeverisë shprehet se synimi i qëndrimit të tij ishte që të tërhiqte vëmendjen e Brukselit sa i takon qëndrimit që po mban ndaj Kosovës.
“Unë e mirëpres çdo reagim sepse në fund të fundit kjo është jeta demokratike.
Secili ka të drejtë të thotë atë që mendon. Nuk mendoj se isha i ashpër, mendoj se isha i drejtpërdrejtë sidomos kur ka momente me një tension të caktuar siç është momenti aktual mes Kosovës dhe Serbisë. Drejtëpërdrejtësia duket si ashpërsi.
Këtë synon qëndrimi, im që të tërheq vëmendjen mbi faktin se debati mbi tarifën në vetvete është një debat i reduktuar në një kosenguencë. Ndërkohë që debati i vërtetë lidhet me të gjithë kontekstin në të cilin tarifa 100 përqind vjen si një reagim politik”, u shpreh Rama.