AKTUALITET, 4 Mars 2018, 23:50

Zgjedhjet në Itali/ Sipas Exit Poll-eve, nuk ka asnjë fitues

Zgjedhjet në Itali/ Sipas Exit Poll-eve, nuk ka asnjë fitues

Votimi për zgjedhjet e përgjithshme në Itali ka përfunduar dhe exit poll-et paralajmërojnë një rezultat kaotik, pa asnjë fitues.

Exit poll-et e para sugjerojnë se koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga Berlusconi do të fitojë numrin më të madh të vendeve në parlament, megjithatë nuk do të mund të formojë qeverinë.

Partia anti-establishment, "5 Yjet", duket se do të jetë partia e parë sa i përket numrit të votave,  me rreth 29-30%.

Asnjë nga exit poll-et nuk nxjerr një fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve.

Koalicioni i djathtë, përbëhet nga "Forza Italia" e Berlusconit, partia euroskeptike, "Liga" dhe "Vëllezërit e Italisë". Projeksionet e para tregojnë se ky koalicion nuk do të arrijë të marrë vota të mjaftueshme për të qeverisur.

81 vjeçarit Berlusconi, i është ndaluar mbajtja e posteve shtetërore, deri në vitin 2019, për shkak të një dënimi për mashtrim me taksat.