AKTUALITET, 4 Mars 2018, 18:18

VIDEO/ ‘Kjo është vetvrasje’, policia shokohet kur radari kap 24-vjeçarin me Benz në autostradë

VIDEO/ ‘Kjo është vetvrasje’, policia shokohet kur radari

Mbrëmjen e të shtunës, policia thote se gjatë alkool/testeve ka rezultuar se 128 drejtues mjetesh drejtonin mjetin pa konsumuar alkool, 36 drejtonin mjetin ku kishin konsumuar alkool brenda limiteve, si dhe 11 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit që varionte nga 0.27 mg/l e deri në 0.44 mg/l tek rruga Ferit Xhajko.

Në autostradën Tiranë-Durrës në Qafë -Kashar Policia Rrugore e Tiranës, me Radar ka rregjistruar një automjet që qarkullone me shpejtësi gati fluturuese e jo për të qarkulluar në rrugë.

Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Pavarësisht se 24 vjeçari H.N, nga Tirana drejtonte një automjet Benz 320, kjo sdo të thotë se makina luksoze duhet të fluturojë, e të rrezikojë jetën e përdoruesve të rrugës.

Qarkulloni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, që të gjithë së bashku, policë rrugorë, drejtues mjetesh e këmbësorë të kontribuojmë që të rritet siguria e jetës në rrugë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2121658924787134/