AKTUALITET, 4 Mars 2018, 18:43

VIDEO/ “Perla” e Mesit mbyll kampionatin, Barcelona triumfon ndaj Atletiko Madridit

VIDEO/ “Perla” e Mesit mbyll kampionatin, Barcelona triumfon ndaj

Barcelona e ka fituar ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, në kryesfidën e javës së 27 në La Liga.

Historinë e këtij takimi e ka vendosur “perla” e Lionel Mesit në pjesën e parë, teksa argjentinasi ka mposhtur Oblak me një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit. Ekipi i Simeones ka kërkuar të surprizojë vendasit me anë të kundërsulmeve, por nuk ka arritur të rikthejë ekuilibrin.

Tashmë katalanasit e kanë dërguar në 9 pikë diferencën me Atletiko Madridin, të cilët janë ndjekësit më të afërt, duke e “vrarë” kampionatin në një farë mënyre. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/