TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën e Komitetit Izraelit-amerikan të Çështjeve Publike (AIPAC) prej ku foli për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Përgjatë intervistës së zhvilluar në Uashington, Rama theksoi se vendi ynë është në vend të parë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Ne jemi kundër ekstremizmit të dhunshëm, dhe Netanjahu na ka premtuar se do jetë ndër partnerët kryesorë që do të na mbështesë. Jemi shembull i jashtëzakonshëm ku myslimanët e të krishterët bashkëjetojnë më së miri,” tha Rama.
Kryeministri gjithashtu foli për miqësinë që kanë dy vendet Shqipëri dhe Izrael dhe dha lajmin se për herë të parë këtë verë do të këtë udhëtim të drejtpërdrejtë me avion nga Shqipëria për në Izrael.
Rama gjithashtu kujtoi kohën kur populli ynë ka mbrojtur hebrenjtë duke mos dorëzuar asnjë tek nazistët, por duke i mbajtur në shtëpitë e tyre: “Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre.”