AKTUALITET, 4 Mars 2018, 22:13

Fierza hap portat, përmbytet ultësirëa e Shkodrës. Deputeti Spahia: situatë alarmante!

Fierza hap portat, përmbytet ultësirëa e Shkodrës. Deputeti

Kanë nisur shkarkimet nga Hidrocentrali i Fierzës ndërsa situata në ultësirën e Shkodrës paraqitet alarmante.

Prurjet në Fierzë janë 1300 m3/s si pasojë e rreshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit dhe shkrirjes së dëborës. Ndërsa shkakrimi po bëhet me 400 m3/s dhe pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Më herët, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, dha alarmin lidhur me situatën e rënduar:

“Situatë alarmante në ultesirën e Shkodrës!

Rritet siperfaqja e tokës së përmbytur në Anën e Malit. Rruga që lidh fshatin Obot bllokohet. Hera e tretë brenda dy muajve që këto zona përmbyten.

Fusha e Muriqanit sot pasdite. Niveli i ujit vazhdon të rritet.

Mendohet që kjo situatë ka ardhur si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit edhe pse ka mungesë të plotë informacioni”.