AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 14:10

Zgjedhjet/ Bardhi: Kemi fakte, si u manipulua pjesëmarrja

Zgjedhjet/ Bardhi: Kemi fakte, si u manipulua pjesëmarrja


Partia Demokratike deklaron se ka të dhëna e fakte se si është manipuluar pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit të 30 qershorit.

Në një deklaratë për media, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se KQZ ka rritur pjesëmarrjen me mijëra votues, duke përdorur si kamikaz Denar Bibën.

“PD disponon të dhëna se si ka funksionuar skema e manipulimit të pjesëmarrësve. Ka funksionuar si një piramidë manipulimi, që nis nga zyra e Edi Ramës e përfundon tek komisionerët në Qendrat e Votimit.

KQZ zhduku transparencën tradicionale. Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrësve”, tha Bardhi.

Ai paralajmëroi se PD do bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral, duke filluar nga Denar Biba.