TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Botimi i librit Nocturn nga ana e ish-presidenti Bamir Topi ka nxjerrë në skenë një sërë përplasjesh mes politikanëve. Së fundi në rrjet është bërë virale përplasja mes Topit dhe ish-presidentit që e zëvendësoi Bujar Nishani.
Topi thotë në librin e tij se ai e ka futur Nishanin në PD dhe më parë ky i fundit punonte në një karburant. Po nuk mungoi as përgjigja e Nishanit, i cili e akuzoi Topin se ju ka vjedhur tokat të afërmve, dhe se e kishte lënë institucionin e presidencës në një gjendje të mjerueshme.
Këtë përplasje në distancë mes të dyve e ka komentuar dhe analisti Dritan Hila, i cili ka shpërthyer në një sërë akuzash në drejtim të ish-Presidentit Bamir Topi.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hila shkruan se ‘’e turpshme nuk është se çfarë pune ka bërë Nishani vite më parë, por turp është kur je baba i dy vajzave, je 60 vjeç dhe flirton me gazetaren që të bën intervistën duke reklamuar syzet.’’
Komenti i Dritan Hilës:
Per Bamir Topin dhe Bujar Nishanin
Lexova nje pjese nga libri kujtimeve ku Bamir Topi rrefen sesi ka gjetur Bujar Nishanin duke punuar ne nje pike karburanti dhe e ka futur ne politike.
Personalisht dyshoj fort qe Bamiri e ka futur ne politike Nishanin por edhe ne qofte e vertete nuk ka asgje te keqe. Dikush behet sebep te nisesh nje profesion ne udhetimin e jetes. Sepse edhe Bamirin e ka futur dikush (Berisha, e ka futur) por jo si me te mencurin e Tiranes. Thjesht u ndodh ne vendin e duhur ne kohen e duhur.
Se pari nje burre nuk eshte turp te punoje per te mbajtur familjen. Turp eshte kur shet vendet e gjykatesve ose ju vjedh pronat kusherinjve.
Se dyti, Nishani vjen nga nje familje e fisme gjirokastrite. Ka qene pedagog. Ka punuar ne Ministrine e Mbrojtjes ne sektorin e marredhenieve me jashte derisa socialistet qe erdhen ne 1997-en e nxoren ne lirim. Dallget e jetes te perplasin lart e poshte por e rendesishme eshte te ruash dinjitetin, dhe dinjitetin nuk ta ul asnjelloj pune e ndershme.
Se treti kam degjuar qe here i thone qe ka punuar kamerier dhe tani punonjes ne pike karburanti. Besoj se turp eshte te shpifesh.
E quan Nishanin medioker. Une do quaja medioker madje banal nje si Bamiri qe duke qene baba i dy vajzave dhe 60 vjeç burre, flirtonte me gazetaren qe e merrte ne interviste duke reklamuar syzet.
Se katerti: Bamir, nderro modelin e favoriteve se edhe vete Zdravkoja ka 30 vjet qe e ka ndryshuar modelin e tyre dhe Jugosllavia eshte shperbere.
Dhe e fundit: perfundimisht politikanet shqiptare jane te gjithe mitomane dhe eshte shpenzim i kote parash te blesh librat e tyre me kujtime (meqe ra fjala, une e lexova ne internet).
