AKTUALITET, 18 Maj 2019, 08:38

Akademia e Shkencave/ Ironizon Manjani: Nga viti i Skënderbeut tek viti i Gjinushit

Akademia e Shkencave/ Ironizon Manjani: Nga viti i Skënderbeut tek viti i


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka komentuar me një batutë atë çfarë po ndodh me Akademinë e Shkencave në Shqipëri, duke e parë si një prej arritjeve të viteve 2017-2019.

Sipas tij, kemi kaluar nga viti i Skënderbeut tek viti i Skënder Gjinushit, i cili është kandidati i vetëm për kryetar të Akademisë së Shkencave.

Por nuk mungon ironia edhe për foton e kryeministrit Edi Rama me Ronaldon.

“Arritje 2017-2019.

Kaluam nga viti i Skënderbeut tek viti i Skënder Gjinushit. Por edhe një foto me Ronaldon, me tajaren e Tares…”, shkruan Manjani.