TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama dy ditë më parë vizitoi spitalin e Elbasanit duke e quajtur si një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë së tij, por në fakt sipas ish-kryeministrit Berisha gjithçka ka qenë mashtrim pasi ai riinaguroi spitalin që inaguroi Halim Kosova në vitin 2013.
Një qytetar ka denoncuar tek ish-kryeministri, mesazhin e të cilit ky i fundit e ka publikuar në facebook, se spitali me të cilin mburret Rama është inaguruar nga ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova në vitin 2013-të.
“I gjithë Elbasani e din se spitali është i ri dhe nuk është investuar asnjë qindarkë për rikonstruksion siç mashtroi Rama me ndrikullën Manastirliu, është blerë vetëm një aparat resonance. Dhe këtu mund të këtë spekuluar Rama me ndonjë investim dhe e ka interpretuar si inagurim”, – shkruan qytetari ndër të tjera.
Postimi i Berishës:
Paturpesi!
Kallam Deshtaku riinauguron spitalin qe inauguroi Dr Halim Kosova ne vitin 2013! sb
“Doktor ju pershendes! Spitali qe inaguroj Rama ne Elbasan esht inaguruar nga Dr Halim Kosova ne vitin 2013 Eshte i njejti Spital e njejta godine Esht spitali I kirurgjise obsetrike gjinelogjise ai ka mbi 440 shtreter nje investim prej 500 milion leke, . Ne katin e pare eshte Kirurgjia,Ne kat te dyte jane sallat operatore,lart esht obsetrik Gjinekologjia. Po te dergoj kroniken e inagurimit te spitalit
Lajmi eshte per obsetrik gjinekologjine sepse ajo u transferua e para. Me pas kaloi kirurgjia. Pas qershorit. Por Spitalin e ndertoj plotesisht dhe me te gjitha paisjet qeveria e PD !Rama qe nuk ka asgje te veten per te treguar paraqet veprat e ndertuara nga ju si te vetet.I gjithe Elbasani e dine se spitali esht i ri dhe nuk esht investuar asnje qindark per rikonstruksion si ç’mashtroj Rama me ndrikullen Manastirliu, esht blere vetem nje aparat rezonance.Doktor ai esht i paftyre.
Dhe ketu mund te kete spekuluar Rama me ndonje investim dhe e ka interpretuar si inagurim.ph”