TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në pikën turistrike të Brezovicës në Kosovë, ku një ortek i ka marrë jetën Arian Dacit, zëvendësministrit të diasporës në qeverinë e Kosovës.
Orteku ka rënë në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës”. Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë ka konfirmuar rastin duke sqaruar se Daci ka humbur jetën, ndërsa një person është shpëtuar në momentet e fundit.
“Njërin e kemi shpëtuar, tjetri ka vdekur”, ka thënë Morina. “Dyshohet se viktima Arian Daci është djali i Nexhat Dacit”, ka thënë më tej Morina. Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj:
I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij.
Ndërkohë që viktima ka postuar dhe një foto në Instastory gjatë ditës së sotme, ku tregonte se ndodhej për ski në Brezovicë bashkë me dy miq të tjerë të tij.