BOTA, 23 Korrik 2018, 10:29

Zbulohet video/ Berluskoni shante Balotelin zezak, ndërsa natën e kalonte me vajza me ngjyrë

Zbulohet video/ Berluskoni shante Balotelin zezak, ndërsa natën e

Silvio Berlusconi duket se do të jetë sërish në telashe pas një batute raciste, ku i është referuar ish-sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli me termin “zezak”

Gjithçka është zbardhur në një video që pritet të bëhet publike në vjeshtë, e cila është regjistruar fshehurazi nga një celular, në ato që njihen tashmë si takimet e famshme të ish-kryeministrit italian me vajza në “darka elegante” në Arcore në Villa San Martino, koha kur shpërtheu skandali Rubby në vitin 2011, Karima El Mahroug, vajza që 17 vjeç frekuentonte vilën e Berluskonit.

Në këtë video Berluskoni i drejtohet Marysthell Polanco me fjalët: “Më fal por mua ma shpif një femër që shkon me një zezak”

Ndërkohë që Polanco i përgjigjet. “Po papi, por unë jam një zezake”

“Jo,- i thotë Berlusconi me të qeshur,- ti je çokollatë, ndërsa ai është tamam zezak, zezak”, duke iu referuar Balotelit