BOTA, 14 Korrik 2018, 12:40

“Shkundet” Italia/ Tërmeti alarmon njerëzit

“Shkundet” Italia/ Tërmeti alarmon njerëzit

Një tërmet i magnitudës 4.4 ballë është regjistruar në Itali pranë brigjeve të Tropeas, në Kalabri.

Mësohet se Departamenti i Mbrojtjes Civile ende nuk ka raportime për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale, ndërsa bëhet e ditur se ka pasur dhjetra thirrje telefonike për ndihmë nga zjarrfikësja dhe policia.

Tërmeti, i një thellësie prej 57 km, u ndje nga qytetarët sidomos nga turistët të cilët ndodhen në bregdet për pushime.

Kujtojmë këtu se javët e fundit edhe në Shqipëri zonat bregdetare kanë ndjerë lëkundje toke ku më e forta u regjistrua në Hamallaj, 5.1 ballë, ndërsa më vonë ka pasur edhe me lëkundje në qytete të tjera.