TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekzekutimi i një avokati në Brazil ka tronditur botën, ndërsa pamjet janë të tmerrshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Caruaru të Brazilit dhe viktimë ka mbetur 46-vjeçari André Ambrósio Ribeiro Pessoa. Ai po mbante në krahë vajzën e tij vetëm 18 muajshe dhe është më shumë se drithërues momenti kur babai përpiqet të mbrojë të bijën.
Ai u qëllua me pesë plumba, ndërkohë që gjithcka është kapur nga kamerat e sigurisë.
Nga pamjet duket avokati që sapo del nga makina me vajzën e tij dhe dadon, i afrohet një person, me armë në dorë.
Ai i kërkon të lërë vajzën dhe më pas i zbraz armë, duke e lënë të vdekur.