TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, 103 janë shpëtuar dhe 25 të tjerë janë të zhdukur, si pasojë e fundosjes së një anije me refugjatë në ujërat e Qipros Turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Rojës Bregdetare të Qipros Turke, një varkë me rreth 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenköy (Gialousa). Pas incidentit ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare kanë ndërhyrë, por bëhet e ditur se 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa 103 persona janë shpëtuar.
Zyrtarët njoftuan se vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 25 persona të cilët mbeten të zhdukur. Në punimet e kërkim-shpëtimit marrin pjesë edhe zyrtarët turq. Refugjatët e shpëtuar nga varka e fundosur janë dërguar në Turq