BOTA, 13 Korrik 2018, 10:42

Video që po bëhet virale në internet: Kryeministri kanadez “injoron” homologun e tij belg dhe shkon i puth gruan

Video që po bëhet virale në internet: Kryeministri kanadez

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, e la homologun belg me krahë hapur dhe takoi fillimisht bashkëshorten e tij.

Trudeau ishte mes liderëve të pranishëm në samitin e NATO-s në Belgjikë.

Ai mbërriti në darkën e liderëve të NATO-s në Bruksel dhe u duk sikur po i drejtohej kryeministrit Charles Michel, i cili kishte hapur krahët.

Por Trudeau puthi dhe përqafoi fillimisht bashkëshorten e Michel, Amélie Derbaudrenghien, ndërsa ai reagoi duke qeshur.

Një video e shkurtër e këtij momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku komentet e përdoruesve nuk munguan.

“Është situatë e sikletshme. Drejtohet te zonja dhe injoron burrin që drejton Belgjikën”, shkruan një komentues.

“Le ta pranojmë. Është e dukshem që po bën shaka. Trudeau ka sens humori”, shprehet një tjetër.

“Paksa e pasjellshme të anashkalosh në këtë mënyrë liderin e vendit që ka organizuar eventin”, shkruan një tjetër komentues.

“Drejt e te zonja. Dhe duart i ka pak të gjata”, shkruan dikush tjetër.