TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Terroristi që mori peng supermarketin në Trebes, të Francës, është një shtetas francez me prejardhje marokene, i quajtur Redouane Lakdim, 26 vjeç. Gjatë paradites së sotme, Lakdim vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë. Ai kishte shpallur besnikërinë ndaj ISIS dhe kërkonte lirimin nga burgu të terroristit Salah Abdalsalam.
Autoritetet janë shprehur se Lakdim ka qenë nën mbikëqyrje, për krime banale dhe nuk ka qenë i skeduar si një person i radikalizuar, që mund të përbënte rrezik për kryerjen e akteve terroriste. Lakdim ishte i njohur në Franceë për posedim të lëndëve narkotike dhe përfshirje në ngjarje banale.
Ministria i Jashtëm francez, u shpreh se ai ka vepruar i vetëm.
"Ai njihej për krime banale. E kishim monitoruar dhe mendonim se nuk kishte elementë radikalizimi", u shpreh ministri Collomb.
/TPZ.AL/