AKTUALITET, 23 Mars 2018, 18:14

Erion Veliaj kopjon Henri Çilin për të mbrojtur Edi Ramën

Erion Veliaj kopjon Henri Çilin për të mbrojtur Edi Ramën

Erion Veliaj e nisi duke kopjuar me foto Barak Obamën (shiko linkun poshte). Por, në një hark të shkurtër kohor ai është kthyer për ndihmë nga Henri Çili për të kopjuar ide në mbrojtje të Edi Ramës. Ky i fundit drejtor i mediave Mapo ka hedhur dy vite më parë mendimin se shumë nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit e shigjetojnë atë pasi janë xhelozë për suksesin e tij. Janë njerëz që e kanë parë Ramën të bëjë karierë të shpejtë dhe sot e shajnë se nuk e durojnë dot atë.

Fjalë për fjalë, dy vite më pas, e ka përsëritur këtë ide plot kreativitet edhe Lali Eri. Dje në Real Story ai tha se të gjithë kritikët e stadiumit, sheshit, teatrit nuk kanë të drejtë por i bëjnë kritikat nga xhelozia për liderin e madh.

©Lapsi.al

http://Të gjitha fotot/ Erion Veliaj kërkon t’i ngjajë Obamës