AKTUALITET, 23 Mars 2018, 18:00

Leka revoltohet me kryetarin e Legalitetit: Nuk ka punë me ne

Leka revoltohet me kryetarin e Legalitetit: Nuk ka punë me ne
Një deklaratë e lëshuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar njofton distancimin e “mbretërorëve”, nga Lëvizja e Legalitetit.

“Pallati Mbretëror Shqiptar ka ndërprerë çdo komunikim me lidershipin e Partisë Lëvizja e Legalitetit deri në bashkimin e legalistëve dhe riorganizimin e PLL.

Partia Lëvizja e Legalitetit nuk po përfaqëson vlerat, traditat dhe kulturën mbretërore, prandaj dhe Oborri Mbretëror Shqiptar nuk mund të lejojë keqpërdorimin e imazhit të Familjes Mbretërore për interesa personale të individëve të caktuar.

Ju njoftojmë që ish – kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana nuk ka asnjë lidhje apo kontakt me Familjen Mbretërore dhe nuk e përfaqëson atë në asnjë eveniment apo veprimtari”, thuhet në njoftim.

Lëvizja e Legalitetit është ndër partitë më të vjetra në Shqipëri, e krijuar nga mbështetësit e ish-mbretit Ahmet Zogu gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që synonte rikthimin e tij në fron