TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka, i vetmi çmim që Rama dhe Veliaj meritojnë është ai i paftyrësisë dhe hajdutërisë, dhe jo çmimi që fituan për sheshin “Skëndërbej” në Barcelona.
Paloka publikoi një foto nga ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku duken dokumente të varura duke u tharë për shkak të përmbytjes.
Deklarata e Edi Palokës:
I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyresisë dhe hajdutërisë bashkë.
Vetëm dy ditë pasi Tirana u përmbyt, kur dhe “saci” (që keta e quajnë shesh) u kthye në kënetë llumi, kur dhe vetë ambjentet e bashkisë u përmbytën, pikërisht për shkak të “sacit”-“shesh”, kanë guximin të dalin e te mburren.
5 milionë euro e paraqiten projektin e parë te “sacit” dhe megjithëse dhe aty kishin llogaritur të vidhnin me shumë se gjysmën e parave, si gjithnjë nuk u ngopen dhe nga 5 e çuan në 25 milionë euro vjedhjen. Pastaj nga paratë e vjedhura, paguajnë për të marre dhe çmime. Siç paguan me paratë e kanabisit ata që deklaronin se nuk ka kanabis në Shqipëri.
Vjedhin 25 milionë dhe set tot thone nuk kemi para teatrin…