AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 13:02

Zbardhet vendimi i Gjykatës për aferën 54 mln$: Kontroll banesave edhe pas orës 20:00

Zbardhet vendimi që çoi në pranga ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, i cili vinte nga radhët e LSI. Pas kallëzimit penal të bërë pak kohë më parë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, i cili vinte nga radhët e LSI.

Sipas kërkesës së organit të akuzës janë lëshuar 11 urdhër-arreste, pas akuzave për abuzim me detyrën në ndërtimin e rrugës së Gjinarit, e cila ka nisur si procedurë që në vitin 2009.

Në fillim u njoftua shoqërimi dhe ndalimi i Dashamir Xhikës, e më pas edhe arrestimi i tij për aferën 54 milionë dollarë. Xhika ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së në periudhën tetor 2013-shtator 2017 dhe eshte i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërsa mëngjesin e sotëm u arrestuan edhe 5 personat e tjerë. Prokuroria e Elbasanit kërkoi masës e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasit Andi Toma (ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve nga viti 2008-2013), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysën, Kujtim Hysën, ndërsa Rezarta Bokçiu është me arrest shtëpie.

 

vendim

vednim2vendim3vendim4vendim5