TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria regjistron procedimin penal për dy ish-zyrtarët e rrugëve, të cilët sipas saj kanë shpërdoruar detyrën duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme. Andi Toma dhe Dashamir Xhika dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për dy ish-zyrtarët, prokurori akërkon nga gjykata masën e arrestit me burg.
1)Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së (më parë DPRR) në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,
-I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
-Kërkohet masa e sigurimit personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
2)Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017,
-I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
-Kërkohet masa e sigurimit personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.P.rPenale./TPZ.AL