AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 15:20

Petrit Vasili ironizon kryeministrin Rama: Po bëhet gaz i botës, ti je hiçgjë para…

Petrit Vasili ironizon kryeministrin Rama: Po bëhet gaz i botës, ti je

Ish-deputeti Petrit Vasili, në një reagim në Facebook ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për CDU. Vasili shprehet se Rama po bëhet gaz i botës teksa bën vlerësime për CDU gjermane.

“Edi Rama behet gazi i botes dhe ben vleresime per CDU-ne gjermane! Edi Rama gajasi dynjane,vertet u be gazi i botes.

Bezdiset fort Rama se CDU eshte shume e informuar per Shqiperine. Ky eshte mesuar me keto mediat e supes se rilindjes qe genjejne 24 ore ne dite dhe mbase Rama do qe CDU-ja te degjoje ato.

Mbahu Edi Rama se le nam. Ti je hiçgje perpara CDU-se, qe e ka çuar Gjermanine ne krye te Europes jo si ti qe e çove Shqiperine ne fund te Ballkanit”, shkruan Vasili.

“Lexojeni çthote ky mysybet kryeministri yne per CDU-ne gjermane :

“CDU-ja është partia më e informuar në botë dhe e kemi pasur të vështirë’,

Është partia më e informuar, por edhe më e disinfomuar pasi ka kontakt të vazhdueshëm në Shqipëri” tha Rama”, ka përfunduar ai.