TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë dalë përfundimet e autopsisë që iu nënshtrua 25-vjeçarja Rexhina Debrova, e cila humbi jetën pas një lindjeje me operacion në spitalin e Elbasanit mesditën e djeshme.
Burime bëjnë me dije se vdekja pas lindjes cezeriane e 25 vjeçares ka ardhur nga Koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.
Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në mjekësi KOAGULIMI është i rrallë, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.