TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë pasi kanë firmosur me Partinë Demokratike për të qenë pjesë e koalicionit opozitar, krerët e PDBNJ-së, PR, PAA dhe PDK zhvilluan një takim me kreun e OSBE-së, Bernd Borchardt.
Takimi mes Bernd Borchardt dhe Vangjel Dules, Agron Dukës, Fatmir Mediut e Nard Ndokës u mbajt në një nga hotelet e Tiranës.
Pas takimit, kreu i OSBE-së Bernd Borchardt u shpreh se politikanët duhet t’i marrin vetë vendimet e tyre në lidhje me zgjedhjet. Ai tha se duhet gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar.
“Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë. Secila zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit”.
Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është një mundësi, por nuk sjell të mira.
“Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar. Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve”.
I pyetur në lidhje me presidentin e vendin ai tha se nuk mund të fliste për këtë çështje.