AKTUALITET, 23 Prill 2020, 20:33

Ylli Rakipi: Meta shquhet për pirueta, po i rikthehet lojës së tij të dikurshme

Ylli Rakipi: Meta shquhet për pirueta, po i rikthehet lojës së

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin "Në fokus" në "Tv T", ku ka folur për ndryshimet në Kodin Penal dhe veprimet e Presidentit të Republikës.

Sipas Rakipit, Meta po i rikthehet lojës së tij të dikurshme, sepse është një politikan që e karakterizojnë piruetat.

"Meta shquhet për pirueta, ka ndodhur të bëjë gabime shumë të rëndësishme. Një muaj më parë, Meta u ul në gjunjë përpara flamurit dhe nxorri njerëzit në rrugë. Si u bë tani Edi Rama tjetër gjë? A është ky ligj një rast i veçuar?Është e vështirë që ky Edi Rama, të ndryshojë papritur.

Në këtë plan, mbështes idenë e zotit Manjani, që zoti Meta po i rikthehet lojës së vet të dikurshme. Ka një kurbë, që herë ngrihet dhe herë bie.

Është një kohë që Meta duhet të qartësojë pozicionin e tij në këtë regjim. Ose ne do ta shohim të përpëlitet, njëherë të ulet në gjunjë, pastaj të dekretojë ligjet, që i shërbejnë regjimit.", tha Rakipi.

/TPZ.al/