AKTUALITET, 23 Prill 2020, 20:22

Rama uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

Rama uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

Mesazhin e tij këtë pasdite në rrjetet sociale ia kishte dedikuar të gjithë besimtarëve myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, duke u uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar në këtë periudhë të vështirë për të gjithë botën, që ka kyçur edhe objektet e kultit.

“Në këtë kohë kur jemi kycur të gjithë brenda rrethi të ngushtë të familjes, ndërsa së jashtmi janë kycur e hapësirat e tempujve, ne shqiptarët si rrallë kush jemi vizituar tre herë e ngushëlluar nga trokitjet e kalendarit të besimit, dy herë pashkë e nga sot një muaj Ramazan.

S’kam guximin ta them që po jetojmë në një kohë të bekuar, mundësia për të reflektuar me detyrim përcaktim të mbyllur sic jemi, sa shumë kohë na merr kotësia e të përditshmes”.

Rama ka falënderuar gjithashtu besimtarët myslimanë “për vendimin e dhimbshëm për të mos u shkëputur nga zinxhiri i rezistencës tonë kombëtare”.

“Tempujt do rihapen nesër pa asnjë njollë gabimi njerëzor në punët e liga të armikut, ditët e mira paskëtaj do vijnë. Sot jeni shembull rrezatues e motivues për gjithë shoqërinë. U mëson edhe atyre që nuk besojnë se duke respektuar pa dëngla e qurravitje sic bëtë edhe ju se shëndeti i njerëzve është mbi të gjitha. Ne do ja dalim deri në fund, e Shqipëria që sot varet nga veprimet e secilit prej nesh nuk do turpërohet nga vdekjet që mund të shmangen.Ne do rrimë deri në fund në llogoret tona. Ata që humbasin durimin e shfryrjnë kundër rregullave sot ta mësojë nga shembuli i klerikëve shqiptarë

se mjekësinë s’duhet ta dyshojmë e diskutojmë. Sot agjërimi do lehtësonte edhe gjuhëcartjen e atyre që ankohen në Facebook se populli po vdes për bukë”, tha Rama.