AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 13:28

‘Xhisiela’, Rraham Rraja: S'bëhem prokuror i tim biri! Të hetohet vendndodhja ime atë ditë

‘Xhisiela’, Rraham Rraja: S'bëhem prokuror i tim biri!

Pas arrestimit të djalit ka reaguar për të dytën herë deputeti socialist Rrahman Rraja. Përmes një postimi në “Facebook” mohon të ketë ushtruar presion mbi policinë.

Më tej kërkon të hetohet vendëndodhja e tij ditën që ka ndodhur kërcënimi i oficerit të policisë Emiljano Nuhu.

Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.”-deklaron deputeti i PS.

Reagimi i plotë:

Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:

1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.

2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.

4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes. TPZ.AL