AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 18:13

Censurohet protesta kundër përdhunumit "shtetëror" të Xhisielës, televizionet rreshtohen me qeverinë

Censurohet protesta kundër përdhunumit "shtetëror"

Pasditen e sotme, është zhvilluar një protestë përpara kryeministrisë kundër "përdhunimit shtetëror", të Xhisiela Malokut. Por pjesa më e madhe e televizioneve informative e kanë censuruar këtë protestë. I vetmi televizion informativ që e ka transmetuar Live, është "Fax News".Protesta është transmetuar edhe nga Radio Televizionin Publik Shqiptar. Për televizionet e tjera, kjo protestë nuk ka ndodhur dhe nuk ka ekzistuar kurrë.

Edhe pse ato transmetojnë me orë të tëra takimet nga më banalet të kryeministrit, drekat dhe darkat e tij në ERTV apo takimet e "bashkëqeverisjes", protestat nuk klasifikohen më si ngjarje me rëndësi. Servilizmi i mediave shqiptare ndaj qeverisë, ka arritur deri në atë pikë, sa protestat të fshihen, si të mos kishin ndodhur kurrë.

/TPZ.AL/