AKTUALITET, 8 Shkurt 2018, 16:18

Xhafaj takon ekspertët e FBI-së dhe DEA-s, a po përgatitet arrestimi i “peshqve të mëdhenj”?

Xhafaj takon ekspertët e FBI-së dhe DEA-s, a po përgatitet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zbuloi se ka pasur takime ditët e fundit me ekspertë amerikanë të FBI-së e DEA-s.

“Takimet e shumta që kemi pasur, edhe këto dy ditë në Tiranë, me ekspertë të FBI dhe DEA, për çështje konkrete dhe shumë të rëndësishme, janë shenjë e dukshme e besimit reciprok të konsoliduar mes nesh me këto dy agjenci ligjzbatuese me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar”, - tha Xhafaj gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ministri theksoi se po duken te rezultatet e para: goditja e disa grupeve kriminale kohët e fundit si ato në Shkodër, në Tiranë me aksionin spektakolar të policisë në kapjen në kohë rekord të vrasësit me pagesë, i cili për nga profesionalizmi i treguar është i krahasueshëm më atë të vendeve perëndimore.

Sipas Xhafajt, qeveria ka prezantuar një plan konkret për luftën kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, i mbështetur që në fazën e konceptimit të tij nga ekspertët më të mirë të fushës që SHBA ka ofruar në vendin tonë, ashtu sikurse edhe BE, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, etj.