AKTUALITET, 8 Shkurt 2018, 15:33

Ish-agjenti i CIA-s: Bush e mori Kosovën vetëm për naftën, ja plani sekret i SHBA-së

Ish-agjenti i CIA-s: Bush e mori Kosovën vetëm për naftën,

Është ish-oficer i CIA-s që ka zbuluar shumë nga sekretet e organizatës dhe administratës së Bill Clinton dhe George W. Bush.

Robert Baer ka rënë disa herë në pranga, ndërsa Mitt Waspurh, miku i tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i jepte informacione, u vra me armë.

Por Baer ka punuar edhe në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe ka akuzuar hapur administratën e Bushit se luftoi për naftë.

Në një intervistë të realizuar në Kanada, ish efektivi i lartë i CIA-s rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe një të vërtetë tronditëse për shqiptarët:

Kosova është marrë nga Amerika për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake”.

Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë.

Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën.

Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme.

Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni.

Gjithçka është e qartë, njerëzit që dikur kanë hyrë në luftë dhe pastaj flisnin për paqe janë pronarët e kompanive që shfrytëzojnë burimet minerale!

Thjesht ju kanë bërë robër, njerëzit tuaj punojnë për asgjë, sepse tërë prodhimi shkon në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë!

Dhe ju në fund duhet të blini dhe të importoni atë që e keni bërë vetë, pasi nuk keni të holla, duhet të debitoni, kjo është historia me tërë Ballkanin!”.