AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 20:36

I ofendoi fëmijën në emision, aktorja qëllon "live" spektatoren (Video)

I ofendoi fëmijën në emision, aktorja qëllon

Ngjarja ka ndodhur në Rusi ku teksa ishte e ftuar në një emision aktorja Evelina Blendas nuk e ka përmbajtur dot veten pasi një grua nga publiku e ka qortuar se ka lindur në moshën 49 vjeçare.

’Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35-40 aq më tepër në moshën 49 vjeçare.Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë’ është shprehur spektatorja.

Mirëpo Evelina është ngritur e revoltuar nga vendi i saj dhe e ka goditur zonjën në publik. ’Je mjerane.Ai është djali im.ti mund të thuash gjithçka për mapo djalin tim lëre të qëtë kupton?- i ka thënë ajo.