AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 21:27

Robert Aliaj bën rrëfimin TRONDITËS: Jam PËRDHUNUAR kur isha 16-vjeç në një dasmë

Robert Aliaj bën rrëfimin TRONDITËS: Jam PËRDHUNUAR kur isha

Një rrëfim tronditës ka bërë personazhi mjaft i njohur për publikun, Robert Aliaj.

I ftuar në emisionin "Provokacija” të Mustafa Nanos, Roberti ka rrëfyer se është përdhunuar në moshën 16-vjeç.

Nano e pyeti se kur ka qenë hera e parë kur ka kryer marrëdhënie, ndërsa Roberti iu përgjigj: "Për herë të parë më kanë përdhunuar. Kam qenë në një dasmë. Një grua e madhe më tërhoqi nga dasmorët dhe më çoi te shkolla e partisë dhe aty ndodhi. Kjo ngjarje më shkatërroi”, është rrëfyer Roberti.

Sakaq, ka shtuar se është një njeri i ndjeshëm, dhe përpiqet të qendrojë i fortë vetëm për fëmijët.

“Dua ta mbaj veten për fëmijët, por unë jam shumë i dobët”, ka thënë Roberti