AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 21:47

Partizani thyen Flamurtarin, triumf me supergola para derbit

Partizani thyen Flamurtarin, triumf me supergola para derbit

Partizani ka marrë tri pikë me mjaft vlera para derbit me Tiranën. Të kuqtë mposhtën me rezultatin 2-0 Flamurtarin, teksa shënuan dy gola mjaft të bukur. Mensah me një parabolë në pjesën e parë i dha avantazhin skuadrës së Gegës, kurse në fund ishte Telushi që shënoi me një goditje dënimi.

Një ndeshje e kontrolluar nga Partizani, që e nisi në sulm dhe iu afrua golit në dy tre momente me Asanin. Shumë aktiv Bardhi në këtë takim, teksa asistoi për golin e Mensah. Ganezi nxori nga repertori i tij një goditje fantastike dhe stadiumi “Selman Stërmasi” shpërtheu në festë.

Vlonjatët ishin të mefshtë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Edhe në të dytën Flamurtari bëri shumë, ndërkohë që kanë edhe një çështje Torasa për të zgjidhur. Fundi i ndeshjes solli golin mjaft të bukur të Telushit.

Ish-kapiteni i Flamurtarit nuk festoi, por shokët e tij po. Partizani ka barazuar me pikë Skënderbeun kryesues. Pas pesë ndeshjesh të kuqtë numërojnë 10 pikë, ndërkohë që nesër korrcarët luajnë në shtëpi me Tiranën.

Nga ana tjetër Flamurtari pësoi humbjen e dytë radhazi. Një javë më parë ishte Skënderbeu që e mposhti brenda në Vlorë.

Kategoria Superiore – Java 5

E premte, më 21 shtator, ora 19:45

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani – Flamurtari 2-0

Shënues: Mensah 21, Telushi 90i