SPORT, 11 Qershor 2020, 18:00

Wanda Nara: I kishim dhënë fjalën klubit dhe e mbajtëm, nuk kam pse e pyes Ikardin

Wanda Nara: I kishim dhënë fjalën klubit dhe e mbajtëm, nuk


Wanda Nara ka komentuar së fundmi transferimin përfundimtar të bashkëshortit të saj, Mauro Icardi, te PSG. Argjentinasi është blerë nga klubi francez pas huazimit një vjeçar nga Interi.

“Ne ia kishim dhënë fjalën tonë klubit dhe kupola drejtuese e PSG-së e dinte se ne donim të qëndronim”, ka shpjeguar Wanda për mediat argjentinase. “Merita e PSG-së ka qenë ajo që ka kompletuar operacionin në kulmin e pandemisë”, ka shtuar menaxherja e sulmuesit.

“Sa herë që jam ulur për të negociuar me drejtuesit, e bëja duke e ditur se çfarë donte Mauro. I njoh ëndrrat e tij dhe e di se ku do të arrijë. Ka gjëra për të cilat nuk është e nevojshme ta pyes, sepse e di shumë se cila do të jetë përgjigja e tij. Ai bën pjesën e tij në fushë dhe unë timen. Është shumë e lehtë të jesh menaxhere e një lojtari si ai”.